“Droni edukues” zbret në terren, ndëshkohen mijëra drejtues mjetesh

Policia ka nxjerrë “dronin edukues” për monitorimin e respektimit të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e mjeteve. 2630 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë, kryesisht për parakalime të gabuara.

Kontrollet janë shtrirë nisur nga Gjiri i Lalzit deri në Ksamil.

Njoftimi i policisë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Droni edukues ka vijuar monitorimet në zonat bregdetare, duke filluar nga gjiri i Lalzit deri në Ksamil.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, gjatë ditëve të fundit, ka konstatuar nëpërmjet dronit, në akset rrugore në zonat bregetare, dhe ka ndëshkuar 2630 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, shkelje kjo me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore.

Policia Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?