“Dua një mandat të dytë”. Presidenti Nishani: Kam energji të punoj për vendin
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka konfirmuar se e dëshiron edhe një mandat të dytë në postin e kreut të shtetit.
Këtë deklaratë, Presidenti e bëri në emisionin FAKT në SYRI.net, duke shtuar se ka punuar për vendin dhe ka akoma energji për të punuar.
“Besoj që në shumicën dërrmurese e kam ushtruar me dinjitet përfaqësimin e shtetit shqiptar në vend edhe jashtë vendit. Natyrisht që ka patur akuza politike. Jam akuzuar se i kam kthyer qeverisë aktuale 20 ligjet dhe qeverisë së Berishës asnjë ligj.
Ligjet që kam kthyer kanë qenë në kundërshtim me Kushtetutën. Të më thotë mazhoranca që kur ishte në opozitë, cili është një ligj i vetëm që opozita e kundërshtoi si antikushtetues dhe unë e kam mbështetur? Mendoj që kam të drejtën të kërkoj dhe një mandat të dytë. Unë kam treguar që kam energji të punoj për vendin”, u shpreh Presidenti Bujar Nishani
KOHA JONË SONDAZH

