“Dua t’i kthej paratë”, gjesti i këtij pronari në Itali bëhet viral
Edhe pse në kohë të vështira për biznesin, gjesti i një pronari të një dyqani pajisjesh ndërtimi në Paliano Frosinone, po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Ai deklaroi se mori bonusin prej 600 eurosh të parashikuar me dekretin “Cura Italia”, por dëshiron ta kthejë atë sepse dyqani i tij mbeti i hapur gjatë kësaj periudhe emergjente të koronavirusit.
Pronari tregoi se e mori bonusin pa dijeninë e tij, pasi ishte ekonomisti ai që nisi automatikisht kërkesën, së bashku me atë të kompanive të tjera, ku punon.
Tani tregtari është duke kërkuar mënyrën për t’i kthyer ato, në mënyrën që të shkojnë në vendin e duhur.
Ai u shpreh se:
“Dua t’i kthej këto para sepse nuk mendoj se është e drejtë. Kam punuar përkundër krizës dhe mbylljes pothuajse totale, sigurisht që kam pasur një rënie në xhiro, por s’ka problem. Unë nuk i kisha kërkuar asgjë llogaritarit tim, ishte ai që më tha se i meritoja këto para, por nuk i dua, në fakt dua t’i kthej në shtet dhe nuk di si t’i bëj” ,shkruan TgCom24.
Sakaq, Italia po kalon një nga periudhat më të vështira të historisë së saj moderne, për shkak të pandemisë së koronavirusit, që ka shkaktuar mijëra viktima, dhe ka paralizuar ekonominë.