”Duaje Perëndinë tënde me gjithë zemër”, ja çfarë detyrash shtëpie i jepte profesori nxënësve
Mësuesi i anglishtes në shkollën 9-vjeçare “Gustav Majer”, Tiranë, ka predikuar fenë e Jehovait me nxënësit e arsimit bazë. Ai shfrytëzonte orën e mësimit për të diskutuar tema fetare. Ndonëse shquhej si mësues i përgatitur në njohuritë e lëndës, kishte prindër pa dijeni mbi rastin ose të kënaqur me rezultatet e notave.
Me video për dashurinë hyjnore për Zotin dhe detyra në fletore për nxënësit e fillores, që lidhen me urdhërimet e Perëndisë, prindërit e klasës së katërt ngritën alarmin në drejtorinë e shkollës në fillim të javës.
“Dy Urdhërimet më të Mëdha.
-Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde.
-Duaje fqinjin tënd si veten tënde”, shkruhej në detyrat e shtëpisë të fëmijëve, të cilat i ishin dhënë nga mësuesi.
KOHA JONË SONDAZH
A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?
Results
Vota totale: 4220

