Duhen 84 vota për miratimin e Amnistisë Penale, Ulsi Manja ka një propozim për opozitën
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, iu përgjigj interesit të medias edhe për ligjin e amnistisë, për te cilin tha se ministria e Drejtësisë beri një draft për këtë ligj, e cila konsiderohet si amnisti e gjerë dhe ligj human ku përfitojnë rreth 700 të dënuar. Kjo amnisti ka kaluar edhe në qeveri dhe pritet që të hënën të kalojë në Kuvend, por duhen 84 vota përfshirë deputetet e opozitës, të cilët i ftoi të bashkojnë votat për të kaluar këtë ligj.
“Le të vijnë për një moment, të bashkojnë votat dhe të vazhdojnë pastaj axhendat politike”, tha Manja nga Korça, ku ishte për inaugurimin e zyrës për shërbimin juridik falas dhe shtoi se në të gjithë Shqipërinë janë 20 zyra të tilla.