DUHET TE KEMI KUJDES NGA MEDIAT SOCIALE!
Nga Melisa Dallashi (gjimnaziste)
Përdorimi i mediave sociale sot konsiderohet një ndër aktivitetet më të zakonshme për fëmijet dhe adoleshentët.
Por çfarë janë mediat sociale?
Çdo faqe online që lejon ndërveprimin social konsiderohet si media sociale. Mediat iu mundesojnëë fëmijeve dhe adoleshentëve mundesi për argetim dhe komunikim. Angazhimi në mediat e ndryshme sociale sjell përfitim tek fëmijet dhe adoleshentët duke filluar që nga mënyra e komunikimit, lidhjet shoqerore madje mundesojne edhe rritjen e aftesive. Mediat sociale lejojnë adoleshentët të përmbushin interesat si:
Mbajta lidhur me miqtë, njohja e miqve të rinjë si dhe shkembimin e ideve te ndryshme. Mediat sociale gjithashtu bëjnë të mundur rritjen e kreativitetit individual.
Por kjo nuk do të thotë që mediat sociale janë gjithmonë në favor. Për shembull mund të flasim për aspektet negative te medias sociale:
1.Mediat sociale nuk sigurojnë kontroll të plotë të informacionit. Lundrimi në mediat sociale nga fëmijet nuk është dhe shumë i mirë, sepse fëmijet mund të përballen me faqe interneti të pa përshtatshme. Një tjeter aspekt është edhe
humbja e kohes. Fëmijët duke shpenzuar kohen në media sociale mund të harrojnë aktivitetet argetuese që janë më të përshtatshme për moshen e tyre.
Përdorimi i medias sociale në orët e vona te natës është një drejtim tjetër i cili pakeson cilesinë e gjumit dhe ndikon në gjendjen emocionale tek fëmijet.
KOHA JONË SONDAZH

