Duka: 2018 jo vit i heroit tonë kombëtar por i babëzisë

Kreu i PAA-së, Agron Duka, përmes një postimi në rrjetet sociale në facebook, thotë se 2018 ishte vit i babëzisë jo i heroit kombëtar. Shkas është raporti nga Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, që kanë zbuluar 1.7 miliardë euro dëme të shkaktuara vitin e shkuar në financat e shtetit. ”Këto fakte dëshmojnë jo vetëm papërgjegjshmërinë e thellë në menaxhimin e gjësë publike por edhe hipokrizinë e retorikës së timonit dhe tepsisë. Edhe pse janë të vetëm në pushtet, po prodhojnë më shumë dëme ekonomike dhe financiare; edhe pse janë të vetëm në pushtet, nuk po çojnë për skrap tepsinë por Shqipërinë”,-shkruan Duka.

Postimi i plotë

Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, kanë zbuluar 1.7 miliardë euro dëme të shkaktuara vitin e shkuar në financat e shtetit. Me sa duket, 2018-a nuk ka qenë viti i heroit tonë kombëtar por viti i babëzisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është një tjetër ”shuplakë” ndaj qeverisë, e cila vjen fill pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin flitet për korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto fakte dëshmojnë jo vetëm papërgjegjshmërinë e thellë në menaxhimin e gjësë publike por edhe hipokrizinë e retorikës së timonit dhe tepsisë. Edhe pse janë të vetëm në pushtet, po prodhojnë më shumë dëme ekonomike dhe financiare; edhe pse janë të vetëm në pushtet, nuk po çojnë për skrap tepsinë por Shqipërinë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?