Duka: Ballist Morina kërkoi vetë të mos ishte në stadium

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka reaguar pas letrës së grupimit "Tifozat Kuq e Zi".

Ai ka thënë se në rastin e Ballist Morinës, ka qenë vetë ky i fundit që ka kërkuar të mos jetë prezent në stadium për ndeshjen me Serbinë.

“Për rastin e Ballist Morinës kam dëgjuar shumë informacione për mosprezencën e tij në stadium. Më duhet të them se kjo është vetë një dëshirë e tij, i cili ka kontaktuar me drejtuesit e Federatës dhe u ka thënë se do të ishte më mirë ta shihte ndeshjen diku tjetër e jo në stadium. Kjo, edhe për shkak të sensibilitetit që do të kishte pala kundërshtare për të, por edhe sepse ai vetë nuk do të jetë objekt e subjekt i debateve që nuk do t’i vinin në ndihmë ekipit. Unë personalisht dhe drejtuesit e Federatës, e kemi vlerësuar këtë gjest të tij në mbështetje të Kombëtares shqiptare”, ka thënë Duka.

Ai ndërkohë thotë se gjatë ndeshjes nuk do të ketë asnjë incident, pasi janë marrë të gjitha masat.

SHKARKO APP