Duka: Fermerët do të braktisin bujqësinë, më vonë edhe Shqipërinë

Kreu i PAA, Agron Duka ka dalë në krah të fermerëve, për të cilët thekson se vijojnë të kenë më pak vëmendje nga qeveria në pushtet.

Sipas Dukës, ulja e fondeve me 4 herë në krahasim me vitin e shkuar është goditja e dytë që bujqësia pëson, pasi me paketën e re fiskale është ulur edhe masa e rimbursimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore nga 20 për qind në 6 për qind.

Në kushte të tilla, Duka paralajmëron se me shumë gjasa, braktisja e fermerëve nga qeveria do të pasohet nga braktisja e bujqësisë dhe më vonë nga braktisja e Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ndërsa e gjithë vëmendja e opinionit publik është e përqendruar tek kriza politike, politikat ndaj bujqësisë vijojnë të jenë miope. Fermerët vijojnë të jenë jo vetëm pa orientim dhe mbështetje, por nga ky vit do të kenë edhe më pak subvencione. 4 milionë euro që do të shpërndahen në 2019 janë të pamjaftueshme dhe përcaktojnë qartë mungesën e një vizioni mbi të ardhmen e këtij sektori.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ulja e fondeve me 4 herë në krahasim me vitin e shkuar është goditja e dytë që bujqësia pëson, pasi me paketën e re fiskale është ulur edhe masa e rimbursimit të TVSH-së për prodhimet bujqësore nga 20 për qind në 6 për qind. Ndryshim për të cilin PAA ka protestuar, dhe do të protestojë në krah të fermerëve, me ose pa vetëdije të mazhorancës po godet ashpërsisht prodhimin vendas, sektorin që punëson gati gjysmën e popullsisë dhe jep gati 20 për qind të prodhimit të brendshëm. Deri më tani, mazhoranca është treguar indiferente ndaj kërkesave të fermerëve, edhe kur qumështi ka mbuluar autostradat, agrumet dhe perimet janë hedhur nëpër kanale.

Me shumë gjasa braktisja e fermerëve nga qeveria do të pasohet nga braktisja e bujqësisë dhe më vonë nga braktisja e Shqipërisë. Atëherë, kur të mos jenë më në arat e tyre, do t’i kërkojmë fermerët, por do të jetë tepër vonë për vendin dhe ekonominë”, shkruan Duka në rrjetet sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?