Duka: Fermerët në protestë, janë të falimentuar
Kreu i PAA-së, Agron Duka, i është bashkuar paraditen e kësaj të hëne protestës së fermerëve, të cilët sipas tij, protestojnë se janë pa treg, pa subvencione dhe pa orientim. ”Ne si Parti Agrare Ambientaliste e kemi kërkuar dhe vijojmë të kërkojmë ngritjen e një Strategjie Kombëtare për bujqësinë, me të cilën të hidhen themelet e një qasje afatgjatë që të afrojë këtë sektor jo vetëm me Rajonin,por edhe me BE-në. Treg në të cilin kërkojmë të integrohemi por që do të jetë i pamëshirshëm ndaj produkteve tona të pa subvencionuara”,-shkruan Duka në facebook.
Postimi i plotë
Fermerët sot protestuan sepse janë pa treg, pa subvencione dhe pa orientim. Me pak fjalë, të falimentuar. I mbështesim në kërkesat e tyre legjitime dhe në të drejtën për të kërkuar zgjidhje edhe me protesta kombëtare.
Sot ishim me ata dhe do të jemi në krah të tyre derisa të realizohen kërkesat minimale, pranë standardeve të rajonit. Sepse një shtet që paguan 20 milionë euro për një kilometër rrugë, nuk mund të ketë një skemë mbështetëse me vetëm 5 milionë euro për sektorin që punëson 47.7% e totalit të të punësuarve në vend.
Ne si Parti Agrare Ambientaliste e kemi kërkuar dhe vijojmë të kërkojmë ngritjen e një Strategjie Kombëtare për bujqësinë, me të cilën të hidhen themelet e një qasje afatgjatë që të afrojë këtë sektor jo vetëm me Rajonin por edhe me BE-në. Treg në të cilin kërkojmë të integrohemi, por që do të jetë i pamëshirshëm ndaj produkteve tona të pa subvencionuara.