Duka: Gaz dhe tela me gjemba nga Rama për shqiptarët që duan ndryshimin
Kreu i PAA-së, Agron Duka, përmes një postimi në facebook, tregon pse shqiptarët duhet të jenë nesër në protestën e madhe të opozitës, në orën 18:00 përballë Kryeministrisë. Duke rradhitur ngjarjet si grabitja në Rinas, apo dhe Bregu i Lumit, Duka thotë se Rama po përdor gaz dhe tela me gjemba, ndaj shqiptarëve që duan ndryshimin.
”Gazi lotsjellës ndaj banorëve Bregut të Lumit dhe guximi i krimit për të hedhur në tokë, në pak minuta, sigurinë kombëtare, treguan realitetin e hidhur përballë nesh në fare pak ditë. Na treguan një pushtet të fortë me të vobektët dhe të vobektë me të fortët. I cili me kryeneçësi dhe arrogancë, struket pas frikës të humbjes së ofiqeve, duke iu kundërvënë, me gaz lotsjellës dhe tela me gjemba, shpresës të shumicës për ndryshim”,-shkruan Agron Duka, në facebook.
Postimi i plotë
Gazi lotsjellës ndaj banorëve Bregut të Lumit dhe guximi i krimit për të hedhur në tokë, në pak minuta, sigurinë kombëtare, treguan realitetin e hidhur përballë nesh në fare pak ditë. Na treguan një pushtet të fortë me të vobektët dhe të vobektë me të fortët. I cili me kryeneçësi dhe arrogancë, struket pas frikës të humbjes së ofiqeve, duke iu kundërvënë, me gaz lotsjellës dhe tela me gjemba, shpresës të shumicës për ndryshim.
Jo të ndryshimit të një qeverie me një tjetër. Të një sistemi të keq, që e solli sërishmi vendin në zgrip të kolapsit institucional, me një sistem të ri, të drejtë dhe realisht demokratik. Që lejon një përfaqësim dinjitoz të vullnetit qytetar në të gjitha sferat e vendimmarrjes, me të cilin mund t’i bëjmë ballë sfidave të shumta të shoqërisë sonë.
Nesër në orën 18:00, do të jemi edhe një herë në shesh për të çuar një hap përpara marshimin e përbashkët drejt krijimit të këtij sistemi. Të bindur se zgjidhjen nuk do ta sjellë njëri tjetër veç atyre që aspiratat, ëndrrat dhe të ardhmen e shohin këtu. Në një Shqipëri më të mirë, më të lirë dhe më drejtë.
KOHA JONË SONDAZH

