Duka hap ‘thesin’ për kuqezinjtë: Do jap shpërblim

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka duket se e ka mbajtur fjalën, teksa pas fitores së Shqipërisë përballë Rumanisë ka deklaruar se do të jepet shpërblim për triumfin e parë në Kampionatin Europian, i cili pritet të jetë rreth 2 milionë euro, ndërsa fitimi nga kalimi i grupit ishte 1 milionë euro.

“Premio do marrë ekipi, do japë FSHF, do japë qeveria. Kryeministri ka premtuar jo vetëm premio, por u ka premtuar të gjithë lojtarëve dhe pasaporta diplomatike. Shqipëria nuk ka ambasadorë më të mëdhenj se këta, kështu që këta janë ambasadorë”, tha Duka pas ndeshjes.

Dhe duke iu referuar ndeshjes dhe ambicieve për më tej, kreu i FSHF deklaron se “Fituam të tretën por mbi të gjitha një paraqitje si komb me tifozët që kanë treguar që jemi një komb europian dhe ky është një sukses shumë i madh futbollistik. Jam shumë i kënaqur jam vërtetë shumë i kënaqur që morëm pjesë në këtë kompeticion që bëmë çdo gjë mirë, që janë kënaqur gjithë shqiptarët. Shpresojmë shumë që të rrimë akoma këtu pas fitores. Duam të rrimë dhe nuk kemi biletë kthimi”, përfundon ai.

SHKARKO APP