Duka: Me votat e deputetëve OMGJ do dilet nga kriza?!

I ftuar në emisionin “Arena” në RTV ORA NEWS, kreu i PAA, Agron Duka duke etiketuar deputetët e rinj si OMGJ (Organizmat e modifikuar gjenetikisht ) ka thënë se mund të japin votën e tyre për të nxjerrë vendin nga kriza politike.

Duka i ka vënë fajin sistemit zgjedhor për situatën politike, ndërsa ka thënë se Rama dhe Basha mund të ulen dhe të zgjidhin krizën.

Unë e kam thënë që isha kundër bojkotit. Si rregullohet kriza? Mblidhen të dy, Rama dhe Basha, bien dakord të rregullojnë kodin zgjedhor, bien dakord për të gjitha pikat që kanë në mendje, dhe e votojnë në parlament, bashkë me votën e OMGJ, ju i keni numrat”, tha Duka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PAA, tha se shkak për krizën politike në vend është bërë sistemi zgjedhor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duka: E gjithë kriza vjes nga sistemi zgjedhor, nëse do të kishim një sistem mazhoritar, apo me elemenentë mazhoritar, deputetët nuk do të merrnin guximin ta djegnin mandatin, sepse nëse do ta digjnin, do të bëheshin zgjedhje të pjesshme në atë qark që do të ikte deputeti. Tanimë, na ndodh kjo gjë, ikën Basha dhe vijnë njerëz të panjohur. 

Duka tregoi edhe arsyet pse PAA nuk pranoi të hyjë në Parlament.

Agron Duka: Presidenti me ato deklarata dha mesazhin që ka një krizë politike në Shqipëri. Ndoshta do ta pasojë më vonë me negocimin mes palëve që të gjendet një rrugëzgjidhje.

Dritan Hila: Ju nuk e keni idenë që në një farë mënyrë opozita krijon një problem dhe pastaj thotë si do ta zgjidhim këtë problem?

Agron Duka: Unë kam qenë kundër djegies së mandateve dhe kundër bojkotit. Pyetja që më bëhet është nëse jeni kështu pse nuk hytë në Parlament? Nuk hymë për arsye se është një miksim i problemeve. Për shkak të marrëveshjes së 17 majit në hymë tek sigla e PD dhe duket e amoralshme që të shkojmë me ca vota që nuk dimë ti ndajmë sa kanë qenë të PD apo të PAA dhe në një kohë që vetë PD del nga Parlamenti ne të shkojmë ta zëvendësojmë, nuk e zëvendësojmë dot.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?