Duka takohet me Frei: Përfaqësuesit e CDU në Tiranë javën e ardhshme
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ishte në Gjermani ku zhvilloi një takim me Throsten Frei, raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë, njëherësh anëtari i Komitetit për Çështjet Europiane.
Në një status në rrjetin social facebook, Duka shkruan se gjatë takimit me të mori sigurinë Frei do të vijojë të jetë një ndjekës i vëmendshëm i politikës sonë, dhe një zë i fort në mbështetje të Shqipërisë.
Duka shprehet gjithashtu se diskutoi me Throsten Frei për zhvillimet e fundit, për të cilat thotë se do të monitorohen nga afër edhe nga përfaqësuesit e CDU që do të vijnë në Tiranë javën e ardhshme; si dhe për domosdoshmërinë e përfundimit në kohë të Reformës Zgjedhore, një nga kushtet kryesore për çeljen e negociatave.
Postimi i plotë i Agron Dukës
Sot në Bundestag zhvillova një takim shumë pozitiv me Z. Throsten Frei, raportuesi i CDU/CSU për Shqipërinë, njëherësh anëtari i Komitetit për Çështjet Europiane. Ishte një kënaqësi e posaçme jo vetëm për shkak të ndjeshmërisë që Z. Frei ka treguar ndaj Shqipërisë ndër vite, por edhe sepse ky ishte takimi i fundit që zhvillonte nga pozita e Raportuesit për vendin tonë. Ditën e djeshme ai u zgjodh në rolin e rëndësishëm si zëvendës kryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU.
Më siguroi se, edhe nga pozicion i ri, do të vijojë të jetë një ndjekës i vëmendshëm i politikës sonë, dhe një zë i fort në mbështetje të Shqipërisë.
Biseduam gjatë për zhvillimet e fundit, të cilat do të monitorohen nga afër edhe nga përfaqësuesit e CDU që do të vijnë në Tiranë javën e ardhshme; si dhe për domosdoshmërinë e përfundimit në kohë të Reformës Zgjedhore, një nga kushtet kryesore për çeljen e negociatave.
KOHA JONË SONDAZH

