Dukagjik, Shullani: Postoblloku s’hiqet, do kapim grupet kriminale
”Policia kërkon vetëm zbatimin e ligjit dhe postoblloku i vendosur në rrugën e Prekalit, që lidh Shkodrën me Dukagjinin është tërësisht i ligjshëm”. Shefi i komisariatit Hamdi Shullani, ju përgjigj reagimeve të komunitetit të kësaj zone, që prej disa javësh po përballen me kontrollet e policisë në këtë rrugë.
Shullani theksoj se nga kontrollet e para të bëra prej Guardia di Finanza nga ajri, nuk ka patur gjetje të parcelave, por ai u kujdes të shtojë se paralelisht fokusi i policisë do të jenë grupet kriminale, pasi tashmë zotërohen skedimet e para dhe do të nisë goditja e tyre.
Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi u kujdes të sqarojë edhe problematikën e krijuar me transportin publik dhe marrjen e masave që shqetësimi i ngritur në këtë drejtim të marrë zgjidhje.
Deklaratat i bënë gjatë një takimi në njësinë administrative Ana e Malit, me fokus parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, ku Shkodra mbetet një nga qarqet problematike bazuar nga të dhënat e viteve të shkuara.
KOHA JONË SONDAZH

