“Duke edukuar Ritën” ngjitet për dy net me radhë në teatrin e Durrësit
Në datën 1 tetor dhe të shtunën 2 tetor, në Teatrin “Aleksandër Moisiu” në qytetin e Durrësit do të ngjitet në skenë komedia “Duke edukuar Ritën” e Willy Russell, me regji të Kiço Londos.
Komedia e përkthyer mjeshtërisht nga Artur Lena me Laura Nezhën si parukiere dhe Mehmet Xhelilin si pedagog letërsie, do të jetë për dy net në skenë orën 19:00 në teatrin e Durrësit.
Laura Nezha është një “aktore e re”, por me përvojë shumë intensive dhe me aftësinë e veçantë aktoriale, kontribon vazhdimisht në kulminacionin e elementëve dramatik dhe komik të shfaqjes.
Për të rezervuar kontaktoni në: 0683913813.