Dule: Opozita duhet të unifikohet, ose shkon në disfatë të re
Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, thotë se opozita duhet të kapërcejë vetveten dhe të unifikohet për të pasur sukses në zgjedhjet e ardhshme në të kundërt do të shkojë drejt një disfate të re. Por për Dulen unifikimi varet edhe nga vullneti i forcës më të madhe opozitare.
“Opozita shpresë e së nesërmes, por dhe kjo nuk ekziston. Kjo është sfida duhet ristrukturuar unifikuar, të japë zgjidhje dhe shpresë. Ekzistojnë premisa, por varet nga vullneti. Kanë filluar lëvizjet në të gjitha drejtimet, ka disa elementë që duhen trajtuar dhe duhet të çojnë në disa rrugëdalje.
Së pari si do të pozicionohet të gjitha fragmentet e opozitës ndaj mazhorancës ndaj zgjedhjeve të ardhshme. Me kë? Si do të jetë kandidati që duhet të qëndrojë cilësisht ndaj atyre të mazhorancës? Sa do të arrijë kjo opozitë që në këtë situatë të ngarkuar politike, zhgënjyese për të gjithë të bindë se opozita pavarësisht se ka të njëjta figura e probleme prej shumë vitesh dhe do të sjellë diçka të re, të ndryshme dhe shpresë?”.
KOHA JONË SONDAZH

