Duma: Çdo projekt të mirë do ta vazhdojmë

 

Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma u takua me banorët e lagjes 12 të qytetit me të cilët bashkëbisedoi mbi manaxhimin e qytetit. Ajo u zotua se çdo gjë e bërë mirë do vazhdojë, por duke i shtuar qytetit më shumë nevoja që ka nevojë dhe jo më shpenzime për luks.

“Nuk ka pyetur njeri për ne se çfarë bëjmë. Kemi 20 vjen nën pushtetin e kanalit. 20 vite me rrugë të shkatërruara. Ne bëmë shtëpitë me kaq mundime dhe emigracion por kaq gjë nuk bën dot shteti?! Por bëjnë shpenzime luksi”, tha një banor.

“Janë harxhuar 3 herë lekë për të rregulluar pamjen para zyrës së kryebashkiakut. Çështja është se qyteti nuk është as sheshi dhe as 2 qendrat. Qyteti është gjithashtu këtu. Po të jetë këtu keq vjen padiskutim edhe atje”, tha Duma.

“Taksat i paguajmë. Gjelbërimin, ndiçimin dhe të gjitha. Por këtu punë nuk ka se njerëzit janë papunë. Kemi taksat e shtëpisë më vete dhe taksat e dyqanit më vete”, u shpreh një pronar dyqani ushqimoreje.

“Sigurisht që ju keni taksa më të larta se sa Tirana për taksë pasurie. Këtu është 400 lekë, atje është 280 dhe kjo është absurde dhe turp”, u shpreh Duma.

Kandidatja për kryebashkiake bashkëbisedoi edhe më një piktor të qytetit, i cili kërkoi rivitalizimin e amfiteatrit të Durrësit. “Do ta bëjmë dhe do ta përdorim për kulturën sepse është i shkretë ashtu siç është. Do ta bëjmë për turizëm, për kulturën si pjesë e identitetit të qytetit. Kam kaluar 14 vite andej dhe është pjesë e brendshme e imja”, u përgjigj Duma.

SHKARKO APP