Duma: E njëjta firmë që ka karburantin mirëmban edhe rrugën

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Grida Duma ka denoncuar se e njëjta firmë që ka karburantit në Golem, mirëmban dhe rrugën.

Ajo ka qënë në vendin e aksidentit në Kavajë, ku humbën jetën dy fëmijë të vegjël një javë më parë.

“Korrupsioni qeveritar, shkaku për humbjen e jetës së fëmijëve. Skandal shtetëror, firma e karburantit fonde publike për mirëmbajtjen e rrugës. Skandali, e njëjta firmë që ka karburantin mirëmban edhe rrugën”, u shpreh znj. Duma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo tha se prej dy vitesh nuk u zbatua vendimi i gjykatës ndërsa shtoi se pronari i karburantit është një ish deputet dhe babi i një drejtori në ministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?