Duma: Rama dhe Veliaj duhet të dilnin dhe të distancoheshin nga historia e përgjimeve

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-deputetja e PD-së, Grida Duma u shpreh se Rama dhe Veliaj duhet të kishin dalë publikisht dhe të distancoheshin nga çështja e përgjimeve.

Duma: Në vendin tonë ka korrupsion më shumë se në gjithë Ballkanin. Ne kemi dalë pas transmetimit të televizionit tuaj duke folur për një përgjim zyrtar nga antimafia italiane. Këta njerëz flasin për njerëz pranë kryetarit të Bashkisë, kemi të bëjmë me një çështje serioze.

Unë nga Rama dhe pupacët nuk pres asgjë tjetër nga kjo që po bëjnë. Pas 8 vitesh do të ishte një iluzion i madh. Duhet të dilte dhe të distancohej nga kjo histori. Del dhe thua se jam në dijeni të kësaj dosje, se është prokuroria e Italisë.

SHKARKO APP