Duma zbulon sms-të: Njerëzit thonë se do vrasin veten

Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma e ftuar në “Ekopolitikë” nga Aurora Sulçe në Ora News, e konsideron çështje humanitare nxjerrjen nga lista e ndihmës ekonomike të dhjetëra mijëra familjeve. Ajo ka ndarë edhe sms-të që qytetarët i dërgojnë, ku shprehin aktin e rëndë të vetëflijimit.

”Ju siguroj që sot ka njerëz, mesazhe që më vijnë mua më thonë se do t’i japë fund jetës. Njerëzit nuk janë as koka turku, as shifra dhe as presje dhjetore. Zotërinjtë përballë dhe zonja e pranuan se sistemi ka nxjerrë jashtë dhe ka gabime. Dy gjëra fare të thjeshta nga pikëpamja politike. Nëse ka abuzim në skemë, ju siguroj se abuzuesi i skemës kapet jo në vitin e 5-të, por në moment. Edhe në skemën e vjetër edhe në skemën e re nuk ka asnjë arritje madhore. Ke nxjerrë 18 mijë veta dhe në paketë thua janë abuzues dhe thua ka gabime. Nëse flisni për nxjerrje jashtë të abuzuesve ka pasur momente që skema ka qenë 200 mijë dhe ka shkuar në 100 mijë”,-tha Duma.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?