Duma: Zero shanse që Reforma Zgjedhore të bëhet pa PD-në

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma, në emisionin “Open”, tha se nuk ka asnjë shans që Reforma Zgjedhore të bëhet pa opozitën, pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama.

”Gjejmë vendosmëri që reforma zgjedhore është edhe prioritet i opozitës. Nuk duhet të merren në referencë çfarë thonë dy individë, qoftë kryeministri, qoftë kreu i opozitës. Duhet të nisë menjëherë konsulta e gjerë. Nuk ka asnjë shans që reforma zgjedhore të bëhet pa PD-në dhe pa opozitën”.

Duma theksoi se për opozitën nuk ka ndryshuar kërkesa “Rama ik”. “Unë personalisht dokumentin zyrtar që kam nga PD është dokumenti që është parë në Këshillin Kombëtar, i cili ka vetëm një platformë “Rama ik”. Nuk besoj se sakrifica e deri sotme është zhvilluar me idenë se Rama do të reflektojë. Ne nuk duhet të fitojmë reflektimin e Ramës, por mbështetjen e qytetarëve”, tha ish-deputetja e PD-së.

SHKARKO APP