Dumani: Nëse prokurori s’është i sigurt te fajësia, më mirë të tërhiqet

Kreu i SPAK, Altin Dumani, tha se nëse një prokuror nuk është i sigurt në fajësinë e personit të pandehur, më mirë të tërhiqet, të kërkojë kohë nëpërmjet pushimit të çështjes dhe të vlerësohet nëse ai ka gabuar në klasifikimin e akuzës.

Numri i të pandehurve është në rritje për ata që çohen në gjyq. Numri i pafajësive është në ulje, por ulje e moderuar. Kam kërkuar nga prokurorët që të jenë të kujdeshëm kur paraqesin çështjen në seancën paraprake para gjyqtarit apo në vijim. Nëse nuk je i bindur për fajësinë e personit që është në gjykim më mirë vijo hetimin, merr kohë, kërko pushim të çështjes, dhe kjo mund të bëhet, gjyqtari e miraton. Nëse është gabuar nga prokurori në klasifikimin e akuzës dhe çështjes vlerësohet më tej. Kemi hetuar 2 organizata kriminale gjatë vitit 2024. Mbni 10 mln euro në kripto, ka rritje. Me shumë vështirësi është arritur kjo, sepse nuk kishim eksperiencë. Bëhet fjalë për paranë digjitale, por u bë në bahskëpunim me partnerët, Belgjikën, Spanjën dhe Francën. Është rritur forca goditëse ndaj organizatave kriminale dhe grupeve kriminale”, tha Dumani teksa raportonte para anëtarëve të KLP-së.

SHKARKO APP