Durrës, babë e bir arrestohen për shpërndarje kokaine

Arrestohen në flagrancë babë e bir në lagjen Nr. 1 në Durrës. Ata shpërndanin drogërat të forta në doza të vogla.

Të arrestuarit janë I. Ç., 57 vjeç dhe B. Ç., 29 vjeç (babë e bir), banues në Durrës.

Gjatë arrestimit është bërë e mundur sekuestrimi i: lëndës narkotike e dyshuar kokainë, peshore elektronike, municion luftarak, 2 automjete të tipit “Benz Ml” dhe “Volkswagen”, të cilat përdoreshin në funksion të aktivitetit, 2 peshore elektronike, 1 krehër automatiku me 17 fishekë, radio policie, 2 palë targa, si dhe një shumë parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Kapja në flagrancë e këtyre dy shtetasve është bërë e mundur pas hetimit njëmujor.

 

SHKARKO APP