Durrës, banorët futen në banesa të pariparuara
Riparimi i apartamenteve të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar po ecën me ritme shumë të ngadalta, madje në shumë pallate jo vetëm që nuk ka filluar, por as nuk dihet nëse do të riparohen apo jo. Kjo i ka shtyrë banorët që të ndërmarrin rrezikun duke u futur në apartamentet e tyre të dëmtuara. “Nuk kemi ku të shkojmë tjetër. Çfarë të bëjmë…”, thonë banorët. Madje, në sheshet e pallateve autoritetet lokale nuk kanë marrë mundimin as të heqin mbeturinat inerte të shkaktuara nga shembjet e mureve.