Durrës, banorët jetojnë me ujërat e zeza

Në dimër përmbyten nga reshjet, ndërsa në verë nga ujërat e zeza.

Ky është fati i 24 familjeve të vendosura në një pallat katër katësh në lagjen numër 13 në Durrës, të detyruar të bashkëjetojnë me ujërat e zeza dhe me erën e rëndë.

Bllokimi i kanalizimeve të rrjetit kryesor ka bërë që ujërat e zeza të shpërthejnë në ambjentet e brendshme të apartamenteve, duke krijuar një situatë alarmante.

Banori: “Edhe ne s’kemi ku të rrimë, këtu bëjmë jetën. Në këtë hyrje jemi dy pensionista?”

Familjarët tregojnë se apartamentet janë kthyer në ambjente të papabanueshme për shkak të nivelit të lartë të ndotjes dhe erës së rëndë që përhapet kudo.

Banori : “Tubacioni i përgjithshëm i plazhit të Durrësit nuk funksionon dhe nuk përballon këtë ngarkesë që ka plazhi. Kjo është e kohës së Enverit do të thotë që është 5-fish më shumë i ngarkuar dhe kthehen ujrat dhe futen nëpër pallate”.

Ndërmarrja e Ujesjellës Kanalizimeve në Durrës nuk ka marrë asnjë masë për zgjidhjen e situatës e cila përpën rrezik për përhapjen e epidemive në këto ditë të nxehta.

SHKARKO APP