Durrës, Basha: Të verifikohet siguria e banesave (FOTO)

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në zonën e plazhit në Durrës për t’u solidarizuar me ekipet e kërkim-shpëtimit që punojnë për nxjerrjen nga rrënojat e turpave. Nëpërmjet një postimi në facebook, Basha njofton se ka takuar njerëz të tronditur, të shqetësuar për sigurinë e tyre dhe të fëmijëve, të cilët kërkonin vëmendje, mbështetje dhe kujdes. Basha bën thirrje për mirëorganizimin e burimeve njerëzore, për të kontaktuar qytetarët dhe për të verifikuar sigurinë e banesave dhe për tu ofruar ndihmë.

SHKARKO APP