Durrës, çlirohen nga privati hapësirat publike në plazhe

”Task-Forca” e ngritur në Prefekturën e Durrësit, po vijon inspektimin e të gjithë vijës bregdetare. Qytetarët kanë shprehur hapur irritimin e tyre për mungesën e hapësirave për plazh publik. Ata kërkojnë shtimin e hapësirave për vendosjen e çadrave, ku mund të shijojnë të qetë ditët e tyre të pushimit.

Prefekti i qarkut të Durrësit, Roland Nasto, tha se: ””Task-Forca” vendore e ngritur pranë Prefekturës me përfaqësues nga të gjithë institucionet ndërmori një aksion kryesisht në zbatim të VKM 171 të urdhrit të Kryeministrit për sigurinë në plazhe”. Nasto deklaron për ATSH se gjatë këtij aksioni, janë hapur 10 plazhe publike në zonën bregdetare të Durrësit. ”Ndërmorëm aksionin vetëm për hapjen e plazheve publike”.

”Task-Forca” e Turizmit, e ngritur me urdhër të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka nisur punën në terren më datë 24 qershor dhe do të vijojë deri më datë 20 korrik, për të verifikuar kushtet e ligjshmërisë përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe bregliqenore, në vend, nga veriu në jug, për sezon turistik më të mirë dhe më të sigurt se paraardhësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?