Durrës, drejt përfundimit fusha e re pranë stadiumit ”Niko Dovana”

Durrësit do t’i shtohet së shpejti një tjetër hapësirë sportive. Pranë stadiumit “Niko Dovana” po ndërtohet një fushë e re, falë bashkëpunimit mes FSHF dhe klubit të Teutës.

Punimet janë drejt përfundimit, ndërsa aktualisht ka nisur shtrimi i tapetit sintetik nga FSHF, një fazë e rëndësishme që pritet të përmbyllë së shpejti ndërtimin e fushës dhe ta bëjë atë gati për përdorim.

Ky investim synon të përmirësojë kushtet për zhvillimin e futbollit në qytetin e Durrësit, duke krijuar një hapësirë të re moderne që do të jetë në shërbim të klubit dhe komunitetit sportiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?