Durrës, Gjonaj: 9 masa disiplinore për drejtuesin dhe specialistët e mjedisit

Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri publike masat e marra nga kontrollet e Task Forcës Antikorrupsion. Gjonaj tha se Task-Forca është ndalur në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit në Durrës, ku janë konstatuar shkelje në lidhje me lejet mjedisore. Si pasojë e shkeljeve, Gjonaj tha se janë rekomanduar 9 masa disiplinore përfshirë drejtorin e Agjensisë rajonale mjedisore Durrës në detyrë dhe drejtorin e komanduar të agjencisë. Po ashtu minstrja njoftoi edhe tre masa disiplinore në burgun e Fushë-Krujës për tre punonjës që akuzohen për shpërdorim detyre.

“Gjatë javës së kaluar, Task-Forca Antikorrupsion ka vijuar kontrolle dhe inspektime në institucionet e administratës publike dhe zyrat që ofrojnë shërbime për qytetarët. Pas një denoncimi të kryer të platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al Task-Forca Antikorrupsion ka kryer një kontroll të detajuar pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit Durrës (ARMD), lidhur me respektimin e kërkesave ligjore në ushtrimin e funksioneve rregullatore për lejet e mjedisit, dhënien e lejeve mjedisore, monitorimin e gjendjes së mjedisit, vlerësimin e ndikimit në mjedis, parimin e përgjegjësisë mjedisore, si dhe kontratat e lidhura në përfundim të procedurave të prokurimit”.

Nga kontrolli janë evidentuar shkeljet në vijim;

Swiss Digital Desktop Reklama

-Mosadministrim i praktikave në korrespondencë me pushtetin vendor apo edhe me ISHMPUT-në duke i kthyer shpeshherë në leje formale

Swiss Digital Mobile Reklama

-Mos kryerja e verifikimeve në terren nga ana e strukturave të agjensisë për mospërputhje të dokumentacionit të pronësisë të ambienteve

-Mungesa e standartizimit në rastet e refuzimit të vetëmonitorimeve sipas aktiviteteve që ushtrojnë subjektet;

-Mos kryerje e matjes së zhurmave nga laboratorë të akredituar dhe të certifikuar nga Drejtoria e Pergjithshme e Akreditimit;

Në përfundim të kontrollit janë rekomanduar 9 masa disiplinore;

-Pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë, përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë deri në dy vjet, për drejtorin e Agjensisë rajonale mjedisore Durrës në detyrë, në kohën e shkeljeve të konstatuara;

-Vërejtje për Drejtorin e komanduar të Agjensisë

– 7 “vërejtje” specialistët të monitorimit dhe specialistë të mjedisit.

Gjithashtu kontrolle periodike vazhdojnë të ushtrohen edhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve. Në datën 01.04.2019, janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë materialet procedurale, në ngarkim të 3 punonjësve të IEVP Fushë-Krujë, për veprën penale falsifikimi i dokumenteve dhe shpërdorim i detyrës. Nga strukurat kundër korrupsionit, në Policinë e Shtetit, për periudhën nga javën që lamë pas janë evidentuar 19 vepra penale në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, duke proceduar penalisht 27 autorë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?