Durrës, grabitet banesa e avokatit, autorët i marrin kasafortën me 350 mln lekë

Banesa e avokatit Edmond Saliu në Durrës ka rënë pre e grabitjes. Ngjarja ka ndodhur para disa ditësh, ndërsa avokati Edmond Saliu ka deklaruar në polici se i kanë vjedhur rreth 350 milionë lekë.

Ai thotë se paratë kanë qenë në valuta të ndryshme, lëkë, dollarë, euro si dhe letra me vlerë.

Avokati është shprehur në polici se i kanë marrë kasafortën që mbahej me çeles.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e saj Policia thotë se ngjarja është klasifikuar si vjedhje banese, pasi nuk ka pasur asnjë thyerje të dyerve apo dritareve të banesës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas bluve të Durrësit dyshohet se vjedhja të jetë kryer nga persona të afërm të familjes, ku autorët mund të kenë hyrë me çelës, kanë vjedhur kasafortën dhe më pas janë larguar.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?