Durrës/ Gruaja e prekur nga koronavirusi në gjendje të rëndë
Shqiopëria ka 10 raste me të prekur nga koronavirusi. 9 janë në Tiranë dhe një rast në Durrës. Këtë të mërkurë mësohet se gjendja shëndetësore e së moshuarës është rënduar. 75-vjeçarja ka patur komplikacione të rënda dhe është kaluar nga reparti infektiv në reanimacion. Pritet që gjatë ditës së dërgohet në spitalin Infektiv të Tiranës.
Nga ana tjetër, mësohet se 75-vjeçarja ishte paraqitur në spital dhe nuk u ka treguar mjekëve se ishte kthyer nga Italia. Ajo fillimisht është trajtuar për pneumoni dhe është zbuluar se kishte koronavirus pas bërjes së testit.
Para se të paraqitej në spital, gruaja ka qenë në një ceremoni mortore ku ka takuar edhe persona të tjerë. Gjatë kësaj periudhe, gruaja dyshohet se ka infektuar edhe persona të tjerë, përfshi edhe stafin e spitalit të Durrësit.