Durrës, harron tre fëmijë në Internet, kthehet i dehur dhe rrihet me policët

Ishte i dehur dhe mbyll dyqanin e video-lojërave, por harroi të kyçur brenda tre fëmijë që ishin hutuar pas lojërave në internet. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr 13 të qytetit të Durrësit.

Sipas burimeve nga policia Arben Pëllumbi, 45 vjeç, pronari i dyqanit ishte në gjendje të dehur dhe ka harruar se brenda ambienteve të tij ndodheshin dhe 3 fëmijë që vazhdonin të luanin. Ai ka kyçur dyqanin, duke i mbyllur brenda.

Fëmijët të alarmuar kanë pasur telefon dhe kanë lajmëruar familjarët dhe më policinë, e cila shkoi dhe kërkoi nga 45- vjeçari të hapë dyqanin për të nxjerrë fëmijët. Këtu ka nisur konflikti mes Pëllumbit, i cili në gjendje të dehur ka goditur dhe kanosur efektivin e policisë.

Policia e Durrësit informoi sot për arrestimin e tij duke e akuzuar se ka penguar veprimet e ligjshme të policisë, i ka goditur, për shkak të detyrës dhe ka kanosur për vrasje punonjësin e policisë.

SHKARKO APP