Durrës, kryefamiljari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij

Një 52-vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët në banesë.

Bëhet fjalë për viktimën me iniciale E. Xh., banues në lagjen nr. 18 të qytetit të Durrësit.

Sipas informacioneve nga policia, ditën e diel më 20 gusht, familjarët kur kanë hyrë në banesë kanë gjetur të pajetë 52-vjeçarin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende, por dyshohet se viktima ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?