Durrës, mbi 139 mijë udhëtarë zgjedhin tragetet

Mbi 139 mijë udhëtarë me afro 34 mijë autovetura kanë shfrytëzuar tragetet e linjës nga porti i Durrësit gjatë periudhës 1-15 gusht 2019. Nga të dhënat operative të Autoritetit Portual Durrës, mësohet se afro 96 mijë udhëtarë kanë mbërritur në portin më të madh të vendit nga portet e Barit, Ankonës dhe Triestes (Itali).

Bashkë me ta, në Durrës kanë zbritur nga tragetet edhe 23.543 autovetura, shtuan burimet e sipërcituara. Ndërkaq në të njëjtën periudhë 15-ditore, 43.157 udhëtarë të tjerë me 10,249 autovetura janë nisur nga Durrësi drejt porteve të Italisë.

Nga të dhënat operative për datat 1-15 gusht 2019 mësohet se tragetet kanë transportuar edhe 2,849 kamionë dhe trajlerë me mallra të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?