Durrës, numërohen thasët me euro. Ja shifra e saktë e kapur tek “Toyotat”
Policia dhe Prokuroria e Durrësit, kanë numëruar sasinë e eurove kontrabandë që po futeshin në Shqipëri me dy automjete Toyota Yaris. Shifra ka arritur në 3 milionë e 470 mijë euro. Sasia e eurove të gjetura në mjetin tip “Tojota Yaris”, me targa AA120 SP AFR 559, e sekuestruar në Portin e Durrësit, ka prerje 20-she, 50-she dhe 100-she. Policia ka arritur të arrestojë 4 persona deri tani, mes tyre shoferin e kamionit me targë AA 120SP-AFR 559 nga Durrësi, Edi Lika, i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve.
Makina kishte mbërritur me trajler
Makinat Toyota kishe mbërritur në port nga Italia rreth orës 10:00 të paradites së 24 qershorit 2018 dhe ishin ngarkuar në një trajler me tragetin e Linjës Ankona-Bari. Ato ishte nisur nga Belgjika dhe kishin kaluar tranzit per ne Ankona te Italise. Paraprakisht dyshohet se sasia e parave mund të jetë siguruar nga aktivitete kriminale.
Shoferi i trajlerit: Nuk kam dijeni për paratë
Ndërsa mësohet se preja e kartëmonedhave është 20-she, 50-she dhe 100-she. Menjëherë pas kësaj policia ka ndaluar katër persona mes tyre dhe shoferin e kamionit që shërbente për transportin e automjeteve, Edi Lika, i cili është pronari i kompanisë së transportit të automjeteve. Mësohet se në polici Lika ka deklaruar se nuk ka asnjë dijeni mbi shumën e parave, pasi ai kryen vetëm transportin.
Policia shqiptare u informua nga Interpoli
Policia shqiptare është informua nga Interpoli për këtë sasi të madhe parash që po i drejtohej shtetit shqiptar dhe pas kontrollit në makinë, në pjesë të ndryshme të saj u gjet e fshehur sasia e valutës. Autoritetet tona në bashkëpunim edhe me Interpolin po përpiqen të gjejnë gjenezën nga është nisur Toyota dhe ku do të përfundonte me qëllim për të kapur dhe identifikuar personat që janë organizatorët e transportit të parave.
KOHA JONË SONDAZH

