Durrës/Plagosën marokenin në plazh, policia arreston 3 persona
3 persona kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit për plagosjen me thikë të një shtetasi maroken. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 13 në zonën e plazhit, ndërkohë që të ndaluarit janë: J. K., 29 vjeç, H. H., 17 vjeç dhe një 30-vjeçar.
“Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 03.12.2020, në lagjen nr.13, Plazh, kanë goditur me mjete të mprehta, shtetasin maroken A. A., 26 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.