Durrës/Protestë për pallatin e anuar, banorët: Ndërtuesi nuk respektoi projektin

Pasojat e tërmetit të 26 nëntorit 2019, janë të thella. Banorët e një pallati të dëmtuar rëndë, janë mbledhur sërish për të protestuar, pasi firma ndërtuese nuk i është përgjigjur shqetësimit të tyre për banesat ku kanë derdhur mundin e një jete. Sipas tyre, tentativat e firmës për riparim nuk marrin parasysh dëmtimin strukturor të godinës shumëkatëshe që është shpallur e pabanueshme.

“Pas 2 muaj e 10 ditësh jemi mbledhur për pallatin tonë pasi kishim besimin se firma do të bënte më të mirën. Para 10 ditësh u takuam me pronarin që na tha se do të kishim një përgjigje nëse pallati do të prishej apo do të riparohej. Inxhinieri na tha se pavarësisht presioneve ata do të investonin për riparim. Pallati është anuar prapa 62 cm dhe anash 20 cm. Pallati është shkatërruar nga themelet. Inxhinieri Dhimitraq Papa në fillim na tha se pallati nuk mund të drejtohet. Tani thotë se do të bëjë më të mirën për të drejtuar pallatin”.

Të shqetësuar banorët kanë zbuluar dhe një tjetër fakt që lidhet me moszbatimin korrekt të projektit të ndërtimit të këtij pallati, që në fillim.

SHKARKO APP