Durrës, qendra shëndetësore do të shembet

Një nga godinat shëndetësore në qendër të qytetit të Durrësit, do të shembet për t’u ndërtuar nga e para. E dëmtuar nga tërmeti, godina ku ndodhej Urgjenca Stomatologjike, Qendra Shëndetësore e disa lagjeve të qytetit dhe njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor Durrës do të shembet. Personeli i saj prej muajsh është zhvendosur në godinën fqinje, në poliklinikën e specialiteteve. Dy ditët e fundit godina po boshatiset, po kjo ka krijuar shqetësim te bluzat e bardha të poliklinikës.

Ditët e fundit mes tyre po diskutohet për një urdhër që i detyron të punojnë me turne. Ky urdhër paraprak është refuzuar pasi kjo prek zinxhirin e strukturave që ofrojnë shërbim për qytetarët, veçanërisht për të sëmurët kronikë dhe ata që vijnë nga zonat rurale.

Mjekët specialistë shërbejnë dhe në spitalin rajonal të Durrësit, pjesë e strukturës së të cilit janë. Puna e tyre është gjithashtu e lidhur dhe me Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor që punon në orarin zyrtar 08-16.00 dhe vënia në zbatim e punës me turne do të sillte probleme dhe vonesa të theksuara për të sëmurët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?