Durrës, qytetari “fundos” shpërndarësin e drogës

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla.

Arrestimi i shtetasit L.H u bë pas denoncimit në polici të një qytetari.

“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, shtetasit të mësipërm iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale doza dhe grirëse lënde narkotike, armë e ftohtë (thikë) dhe vlera monetare (euro), të dyshuara të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

I riu akuzohet për  për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Falsifikimi i monedhave” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?