Durrës/Rama takim me intelektualët, premton ndërtimin e një porti tregtar në Spitallë

Kjo e premte e ka gjetur kreun e Partisë Socialiste në Durrës. Pas drekës me prodhime deti, Rama është takuar këtë pasdite me intelektualë, ku ndër të tjera u ka premtuar ndërtimin e një porti tregtar në zonën e Spitallës.

”Do të filloj shumë shpejt ndërtimi i lagjes së re në Spitall ,për të gjithë ata që u prekën nga tërmeti. Ekoparku, do të jetë një destianacion për familjet durrësake, por edhe familjet përreth Durrësit. Ndërkohë që po ashtu me ndërtimin e portit tregtar në zonën e Spitallës, hap perspektiva për ndërtimin e fabriakeve që do të krijojnë shumë mundësi punësimi. Qëndromn nevoja për të konfirmuar vazhdimin e punës. Njerëzve ju duket sikur mandati i tretë është për mua, apo sikur mandati i tretë lidhet me politikën”,-tha Rama.

Në Durrës ku garon i 8-ti në listën e këtij qarku, Rama më herët u takua dhe drekoi më një grup peshkatarësh të cilëve u tha se falë investimeve në këtë sektor eksportet janë shumëfishuar dhe shkojnë mbi 100 milionë euro në vit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?