Durrës/Rasti i shtatë me Covid-19, jo i lidhur me të tjerët
Lidhur me rastin e 7-të të identifikuar pozitiv me Covid-19 në Durrës, bëhet e ditur se ai nuk është pjesë e zinxhirit të 6 rasteve paraardhëse (pra i paidentifikuar nga hetimi epidemiologjik), por rast i ri që i është drejtuar numrit të urgjencës kombëtare pas shenjave që ka paraqitur. Aktualisht është i vetëizoluar në banesën e tij, pa komplikacione të rënda. Aktualisht në Spitalin e Durrësit nuk ka asnjë rast të izoluar. Nga ana tjetër, stafi mjekësor ditën e sotme ka nisur organizimin e trajnimeve të personelit mjekësor dhe infermieror në kuadër të shfaqjes së epidemisë, me qellim mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga Covid-19.