Durrës/Rreth 648 mijë udhëtarë me tragete në 8 muaj

Tragetet e linjave Durrës-Bari, Durrës-Ankona dhe Durrës-Trieste e kthim gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti kanë transportuar më shumë udhëtarë dhe mallra se sa gjatë 8-mujorit të vitit 2018. Afro 648 mijë udhëtarë kanë preferuar tragetet nga/drejt Durrësit, në një numër 3 përqind më të lartë se sa 8-mujori janar-gusht i vitit të kaluar.

Sipas Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual, tragetet kanë kryer 722 lundrime vajtje-ardhje gjatë kësaj periudhe, ose 33 lundrime më shumë se sa në gjatë 8-mujorit të vitit të kaluar.

Nga statistikat portuale mësohet gjithashtu se tragetet në 8 muaj kanë transportuar rreth 600 mijë ton mallra, ose 30 mijë ton se sa 8-mujori i vitit të kaluar. Ndërkaq numri i përgjithshëm i autoveturave, kamionëve dhe trajlerëve në 8 muaj arrin në 188,053. Shifrat e udhëtarëve me tragete kanë shënuar rritje si në hyrje, ashtu edhe në dalje nga porti më i madh i vendit, duke mbetur thuajse në kuota të barabarta, 321 mijë në hyrje dhe 326 mijë në dalje nga Durrësi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?