Durrës, sekuestrohen 1000 koli cigare kontrabandë

Struktura te Hetimit Doganor sekuestrojnë 1000 koli cigare kontrabandë në Doganën e Durrësit.

Autoritetet policore deklaruan se “Pas një analize risku dhe dyshimeve të arsyeshme për kontenierin me cigare, Drejtoria e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, ushtroi kontroll në kontenierin me cigare, ku gjatë kontrollit u konstatua se të gjitha paketat ishin pa pullë fiskale.
Këto paketa me cigare nuk rezultojnë si markë cigaresh ndërkombëtare e regjistruar dhe e mbrojtur”.

Sasia e sekuestruar është 1000 koli me cigare me nga 50 steka, me 10 paketa, me 20 fije, gjithsej 10.000.000 fije cigare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria e hetimit doganor referoi rastin në Prokurori pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale: “Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, të parashikuar nga neni 172 i Kodit Penal.
Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Durrës dhe me partnerët ndërkombëtarë, po kryhen veprimet e para hetimore.
Hetimet vazhdojnë!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?