Durrës, sekuestrohen 2.5 kg kanabis, 2 të arrestuar

Policia e Durrësit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike në një market. Burime zyrtare bëjnë të ditur se në marketin e Fatmir Yzeiraj, 47 vjeç, nga Durrësi është gjetur një sasi prej 2.5 kg kanabis sativa.
Në momentin e arrestimit të Yzeirajt në market ishte dhe Florand Sinanaj, 35 vjeç nga Tirana, i cili kishte marrëdhënie pune me pronarin e marketit. Gjatë kontrollit në automjetin e tij, Sinanajt iu gjet 5 gram lëndë narkotike, kanabis sativa. Mbi dy të arrestuarit rëndon akuza e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

SHKARKO APP