Durrës, tritol biznesit të 58-vjeçarit

Mëngjesin e kësaj të diele, një 58-vjeçari i është vënë tritol në biznesin e tij në Durrës dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shkak dyshohet një konfikt i mëparshëm mes biznesmenit Sh.A dhe D.K. Po ashtu 31-vjeçari ka bashkëpunuar me persona të tjerë për vendosjen e tritolit në fasadën e dyqanit.

Durrēs/Informacion paraprak

Rreth orës 03.10, në lagjen 17/1 rruga “Shenjtoret”, në fasadën e dyqanit të shtetasit Sh.A, 58 vjeç, dyshohet se shtetasi D.K, 31 vjec, banues në Burrel, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hedhur një sasi të vogël lëndë plasëse, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një konfikti të mëparshëm mes shtetasit Sh.A dhe D.K.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për dokumentimin ligjor të autorësisë së kësaj ngjarjeje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?