Durrës, vdes në plazh pushuesi polak
Aktualitet E Premte, 30 Prill 2021 09:21
Një turist polak ka humbur jetën teksa pushonte në plazhin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës, kur shtetasi polak Marec Wieczorciewcz, 72 vjeç, i cili po dilte nga deti kur është ndjerë keq e ka rënë pa ndjenja.
Viktima po kalonte pushimet në plazhin e madh të Durrësit së bashku me familjen e tij. Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak, por policia vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

