Durrësi hap Panairin e Punës, ofron 1090 vende punësimi

1090 vende të reja u ofrohen qytetarëve durrsakë në Panairin e Punës të celur në qytetin bregdetar si organizim i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Oferta kryesore vjen nga biznesi privat, por vende të reja pune kanë dhe institucionet shtetërore, ndaj Drejtori i Zyrës Rajonale të Punës në Durrës përmes Ora News apeloi qytetarët që të shfrytëzojnë këtë mundësi.

Indrit Buka: Të mos lodhen duke bredhur nëpër biznese, të mos vijnë të Zyra e Punës e të thonë se nuk i ofron punë. Ja ku është sheshi, ja ku janë bizneset, janë të ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë, të aplikojnë, të japin CV-të e tyre dhe nesër të punësohen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Durrësi po bëhet gati për sezonin e ri turistik, bizneset që operojnë në sektorin e shërbimeve kanë më shumë nevojë për punonjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Aktualisht kërkojmë 100 vende pune. Për momentin kemi gjetur 20 dhe presim deri nga fundi ditës që të plotësohen vendet e tjera.”

“Jemi duke kërkuar staf në kuzhinë, në sallë, menaxher bari, restoranti, ndihmës ekonomist dhe recepsion. Deri tani kemi arritur në 22 intervista.”

Të shumtë ishin ata që aplikuan duke shfrytëzuar mundësinë për punësim, ndërsa të tjerë thonë se nuk e gjetën punën e kërkuar sipas profilit. Durrësi është mes 4 qarqeve me numrin më të lartë të të papunëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?