Durrësi me stadium të ri, shpallet projekti fitues me 15 mijë vende

Sot u zgjodh fituesi i konkursit ndërkombëtar për ndërtimin e stadiumit të Durrësit dhe bëhet fjalë për një kompleks modern sportiv. Projekti i paraqitur nga firma belge 51N4E ka triumfuar ndaj dy kompanive të tjera, konkretisht Bjarke Ingels Group nga Danimarka dhe MVRDV nga Holanda.

Zona pritet të transformohet plotësisht, ku rreth stadiumit do të ketë qendra kulturore, hotele, zyra të ndryshme dhe qendra tregtare. Jo vetëm një fushë futbolli, por dhe fushë basketboll, pishina për sportin e notit, njëra e brendshme dhe tjetra e jashtme.

“Mirënjohje të madhe për jurinë që jemi zgjedhur për të vazhduar punën për realizimin e këtij projekti dhe unë u jam shumë falënderues. Ndihem mirë se e di që çdo proces arkitekturor është një marrëdhënie e re. Unë kam qëndruar për të punuar në Tiranë dhe me përfundimin e linjës së re të trenit Durrës-Tiranë, do të vij më shpesh në Durrës”, tha përfaqësuesi i studios.

Swiss Digital Desktop Reklama

Studioja 51N4E ka fituar edhe projektin për transformimin e sheshit Skënderbej. Ditën e shtunë pritet të zgjidhet dhe projekti fitues për stadiumin e Vlorës, ndërsa më 2 Maj u shpall dhe firma që do të ndërtojë stadiumin e Korçës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?