Durrësi prej 1 viti jeton me plehrat, qeveria pa zgjidhje
Qytetin e Durrësi është në krizë mjedisore. Një sërë veprimesh të paqarta të saj përgjatë viteve të fundit, e lanë Durrësin të mbushur me mbeturina në mes të sezonit turistik. Në muajin janar, qeveria mori vendimin për të mbyllur vend depozitimin e vetëm të qytetit, Porto Romanos, 6 kilometër larg qytetit, për të ndërtuar aty një park që kushton 15 milionë euro.
Me mbylljen e Porto Romanos, qyteti që prodhon rreth 207 tonë plehra në ditë nuk i mbeti më asnjë vend depozitim për mbetjet. Qytetarët durrsakë shprehen të indinjuar për situatën e krijuar në qytetin e tyre. Me plehrat rrugëve, në mes të sezonit turistik, Bashkia e Durrësit më 11 qershor 2020 shpalli gjendjen e emergjencës mjedisore.
Për të trajtuar mbetjet, në mungesë transparence vetëm me komunikime shkresore, u bë një marrëveshje e përkohshme për depozitimin e mbetjeve të Durrësit në Landfillin e Sharrës. Afati që kompania i ka lënë bashkisë dhe qeverisë për të gjetur një zgjidhje është data 15 korrik. Kompania private konfirmoi për Euronews Albania se depozitimi i mbetjeve në Sharrë bëhet pa pagesë.